970×90
970×90

Trump për rrëzimin e aeroplanit: Këto mjete po bëhen shumë komplekse për të fluturuar

Trump për rrëzimin e aeroplanit: Këto mjete po bëhen shumë komplekse për të fluturuar

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës e ka shprehur mendimin e tij për transportin ajror pas aksidentit vdekjeprurës të aeroplanit “Boeing 737 Max 8”, i cili ishte në pronësi të kompanisë “Ethiopian Airlines”.

Ky aksident ka bërë që disa shtete t’i anulojnë fluturimet e aeroplanëve të këtij modeli për shkak se edhe një aeroplan tjetër ishte përfshirë në një aksident me rrethana të ngjashme në tetor të vitit të kaluar.

“Aeroplanët po bëhen shumë kompleksë për të fluturuar. Nuk ka më nevojë për pilotë, por për shkencëtarë të kompjuterëve nga MIT-i. Po e shoh këtë tërë kohën në shumë prodhime. Gjithmonë po kërkojmë ta bëjmë një hap të panevojshëm, kur shpesh masat e vjetra dhe më të thjeshta janë shumë më të mira”, ka shkruar presidenti amerikan në Twitter.

Ai nuk e ka cekur burimin e ekspertizës së tij për sigurinë e aeroplanëve dhe nuk ka përmendur prodhime tjera, për të cilat mendon se janë bërë shumë komplekse për t’u përdorur.

Aeroplani i kompanisë “Ethiopian Airlines” u rrëzua gjatë një moti të mirë vetëm disa minuta pasi ishte ngritur në qiell, duke lënë të vdekur 157 personat që ndodheshin në të. Në tetor, një aeroplan i të njëjtit model që përdorej nga kompania “Lion Air” ishte rrëzuar në det pasi ishte nisur nga Xhakarta e Indonezisë. Në këtë aksident kishin vdekur 189 persona. 

Shkaku i rrëzimit të këtij aeroplani është ende duke u hetuar, por ekspertët e sigurisë së transportit ajror kanë thënë se sistemet e kompjuterizuara të aeroplanëve mund të kenë ndikuar për të keq në këtë aksident.

Sidoqoftë, ekspertët e aviacionit kanë kërkuar që të mos bëhen krahasime mes dy aksidenteve para se të zbulohen më shumë të dhëna për shkaqet e rrëzimit, shkruan “Yahoo News”, 

Related posts