
Presidenti Donald Trump pezulloi të dielën të gjitha udhëtimet nga Brazili, i cili është bërë një pikë e nxehtë e pandemisë së koronavirusit, tha Shtëpia e Bardhë.
Jo – As Amerikanët që kanë qenë në Brazil në periudhën 14-ditore para se të kërkojnë pranimin në SH.B.A. nuk mund të vijnë në Amerikë, tha sekretari i shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Kayleigh McEnany. Tregtia nuk do të ndikohet nga rregulli i ri. “Aksioni i sotëm do të ndihmojë që shtetasit e huaj që kanë qenë në Brazil të mos bëhen burim i infeksioneve shtesë në vendin tonë,”u tha në deklaratë.
Me më shumë se 360,000 raste të konfirmuara, Brazili tashmë ndodhet në vendin e dytë në botë për numrin e të infektuarve, pas Shteteve të Bashkuara. Vendi ka regjistruar më shumë se 22,000 vdekje. Presidenti brazilian Jair Bolsonaro është një aleat politik i Trump dhe me mënyrën e tij të folurit që është klasifikuar si jo e saktë politikisht, ai është quajtur si “Trumpi Tropikal”. Dhe, ashtu si Trumpi, Bolsonaro e ka minimizuar krizën shëndetësore, duke e krahasuar virusin e Covid-19 me një “grip të vogël” dhe duke argumentuar se masat e qëndrimit në shtëpi po dëmtojnë pa qenë nevoja ekonominë më të madhe të Amerikës Latine.
Brazili e komentojë veprimin e Trump si procedurë standarde. “Vendimi … është identik me masat e marra më parë që pezulluan udhëtimet nga vendet e tjera të prekura nga COVID-19, përfshirë Kinën, Iranin, Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandën, si dhe zonën Shengen të Bashkimit Evropian”, tha ministria e jashtme në nje deklarate. Brazili tashmë kishte ndaluar të huajt që të hynin në vend për shkak të pandemisë së koronavirusit.
France 24 / bota.al