Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës thotë se Rusia do të duhej të bëhej përsëri pjesë e G8.
Shteti Rus është përjashtuar nga G8 për shkak të aneksimit të jashtëligjshëm të Krimesë në vitin 2014. Rusia është bërë pjesë e këtij grupi në vitin 1998.
Edhe pse ka pasur buzëqeshje dhe shtrëngime duarsh në mes Donad Trump me liderët nga Evropa, Kanadaja dhe Japonia, nuk është se ka ndonjë shenjë se gjërat do të përfundojnë ashtu.
Presidenti Amerikan i ka bërë këto komente duke thënë: “Pse ne jemi duke e bërë këtë takim pa Rusinë? Rusia duhet të jetë në takim, duhet të jetë pjesë e këtij takimi.” Kryeministri Italian, Guiseppe Conte ka thënë që ai është pajtuar me këtë mendim të Trump.
Kryeministrja Britaneze, Theresa May ka thënë se është shumë e rëndësishme të angazhohemi me Rusinë, por ajo ka shtuar se Rusia duhet të i bëjë disa ndryshime para se të bëhet pjesë e grupit përsëri, vetëm atëherë mund të flasim për rikthimin e Rusisë në këtë grup. Ministrja e Punëve të Jashtme të Kanadasë, Chrystia Freeland ka qenë më e prerë, ajo është shprehur “Rusia ka bërë të qartë se nuk ka interes të sillet sipas rregullave të demokracive perëndimore”. Nuk ka asnjë arsye që të e sjellë Rusinë në G7 me këtë sjellje, ka thënë ajo.