970×90
970×90
970×90
970×90

Trump, bisedime me Korenë e Veriut vetëm nën kushtet e duhura

Trump, bisedime me Korenë e Veriut vetëm nën kushtet e duhura

Presidenti Donald Trump po shpreh vullnetin për të biseduar me Korenë e Veriut, por “vetëm nëse krijohen kushtet e duhura”. Ai gjithashtu paralajmëroi se nëse Pheniani nuk braktis programet për armët bërthamore dhe ato për raketat balistike, mund të ketë një “humbje të jashtëzakonshme jetësh, në përmasat që askujt nuk i kanë shkuar ndonjëherë në mendje”.

Presidenti Trump fajësoi paraardhësit e tij për progresin e ngadaltë për çështjen e Koresë së Veriut, ndërkohë që edhe sinjalizoi se Shtetet e Bashkuara mund të jenë të gatshme të bisedojnë me regjimin.

“Ata duan të bisedojnë. Edhe ne dëshirojmë të bisedojmë, por vetëm në kushtet e duhura. Ndryshe, nuk ka bisedime. Siç e dini, ata kanë folur për 25 vjet. Presidentët e mëparshëm duhet ta kishin zgjidhur këtë çështje shumë kohë përpara meje. Pra, kanë folur për 25 vjet dhe e dini çfarë ndodhi? Asgjë”, tha Presidenti Trump.

Ndërsa përfunduan Lojërat Olimpike Dimërore në Pyeongchang, tashmë të gjithë sytë janë përqëndruar sërish tek kërcënimi bërthamor koreanoverior.

Të premten u shpallën sanksione të reja ndaj individëve dhe kompanive, si një përpjekje për të frenuar programet e Koresë së Veriut për prodhimin e raketave me rreze të gjatë.

E sapokthyer nga ceremonia përmbyllëse e Lojërave Olimpike, sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Huckabee Sanders, përsëriti përparësitë e administratës.

“Le të jemi plotësisht të qartë – rezultati i çfarëdolloj dialogu me Korenë e Veriut duhet të jetë eliminimi i armëve bërthamore. Deri atëherë, Shtetet e Bashkuara dhe bota duhet të vazhdojnë ta bëjnë të ditur se programet bërthamore dhe të raketave të Koresë së Veriut janë një rrugë pa krye”, tha zonja Sanders.

Tensionet arritën kulmin vitin e kaluar, kur gjatë një fjalimi në OKB, Presidenti Trump e quajti udhëheqësin koreanoverior “njeriu raketë”.

Kim Jong Un u kundërpërgjigj duke e quajtur vizitën e nëntorit në Azi të Presidentit Trump, “vizita e një luftënxitësi”.

Analistët thonë se ende nuk dihet qartë se sa pranë lëshimit me sukses të një sulmi bërthamor gjendet Koreja e Veriut.

“Në dallim nga fillimi i vitit të kaluar, Koreja e Veriut nuk i ka vazhduar provat. Pra, duhet ndjekur ky aspekt me vëmendje. Nëse i rifillojnë ato, atëherë mendoj se fatkeqësisht do të rikthehemi atje ku ishim”, thotë Denny Roy, studiues në Qendrën “East-West”.

Megjithë paralajmërimet nga Veriu, Koreja e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara planifikojnë të zhvillojnë stërvitje të përbashkëta ushtarake në pranverë.

Related posts