Një grua shqiptaro-amerikane me emrin Buta Biberaj doli fituese dje në zgjedhjet për postin e prokurorit në prefekturën Loudon të shtetit të Virxhinias në SHBA.
Biberaj mori 52,303 vota ose 49,5% të tyre kundrejt kandidates Nicole Wittmann që mori 50,218 vota.
Bude (Buta) Biberaj vjen nga një familje shqiptaro-amerikane e fisit Biberaj nga qyteti i Tropojës. Budja është një prej 8 fëmijëve të Hysen e Aishe Biberaj.
Familja Biberaj jeton në Loudon të shtetit Virxhinia, ndërkohë që vetë Bude Biberaj ka lindur në Amerikë duke vazhduar aty studimet për drejtësi dhe është e njohur në komunitet si avokate dhe gjyqtare.