Gazetari serb, Stefan Cvetkoviq që pretendon se po merret me hetimin për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, ka thënë se lidhjet për këtë rast çojnë te e ashtuquajtura zyrë për Kosovën në Serbi.
Ai pretendon se vrarësit e Ivanoviqit kishte kontakte të ngushta me disa indvidë nga zyra për Kosovën në Beograd.
“Ivanoviq është ekzekutuar. Hetimi tregon për ekzistencën e bazuar të dyshimeve se organizatorët e vrasjes së Ivanoviqit kishin kotankte të ngushta me individë nga zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë”, tha Cvetkoviq, transmeton lajmi.net.
Në një konferencë për media gazetari serb bëri të ditur se ka qenë disa herë në Kosovë, ku ka pasur edhe kontakte me prokurorin special në Kosovë.
Në konferencë për media gazetari serb doli me fashë në kokë, pasi dy netë më parë ai u sulmua brutalisht në një kafene.
Cvetkoviq theksoi se emri e personi që e sulmoi tentoi ta vrasë, por për të më e rëndësishme është të dijë se kush e dha urdhërin.
Ai bëri të ditur se u godit me një shufër metalike.
Nga fotografitë që qarkullonin në rrjete sociale shihej se Cvetkoviq kishte një të çarë në sy.
Gazetari që po heton vrasjen e Ivanoviqt ishte zhdukur më 13 qershor. Për këtë rast u hap procdura në Serbi për rrëmbim.