970×90
970×90

Trendafilova anulon konferencën për media

Trendafilova anulon konferencën për media

Është anuluar takimi dhe konferenca e kryetares së Trupit Gjykues të Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Speciale, Angela Griep.

“Për shkak të sigurisë publike është anuluar takimi i sotëm. Nuk dihet nëse do të ketë takim tjetër në ditët në vijim”, konfirmoi Angela Griep.

Ndryshe, Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka kundërshtuar e tyre  vizitën e kryetares së Trupit Gjykues të Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova.

Ata po protestojë kundër vizitës së Trendafilovas, ndërsa një numër i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës janë të pranishëm.

Njësia Speciale ka blinduar hyrjen ku është paralajmëruar takimi i Trendafilovas, ndërsa protestuesit po brohorasin “UÇK”, UÇK.

Protestuesit hodhën edhe tymues.

Related posts