970×90
970×90
970×90
970×90
970×90

Tre viktima nga aksidenti në fshatin Çubrel, Policia del me komunikatë zyrtare

Tre viktima nga aksidenti në fshatin Çubrel, Policia del me komunikatë zyrtare

Në aksidentin në fshatin Çubrel të Skenderajt, vdiqën sonte tre persona civilë, konfirmojnë autoritetet e sigurisë, ndërsa bëjnë të ditur se në të ishte e përfshirë edhe një veturë zyrtare e policisë.

Si pasojë e aksidentit, të lënduar kanë mbetur edhe pesë persona të tjerë, katër prej tyre zyrtarë policorë.

”Sonte rreth orës 18:40, është  raportuar për aksident trafiku me pasoja fatale, i cili ka ndodhur në rrugën rajonale Mitrovicë-Pejë, segmenti rrugor në fshatin Çubrel të Skenderajt.

Në këtë aksident janë përfshira dy vetura, njëra prej tyre veturë zyrtare e policisë.

Si pasojë e aksidentit, bazuar në informacionet e siguruara kanë humbur jetën tre persona civil, përderisa lëndime kanë pësuar edhe pesë persona tjerë, katër prej tyre zyrtarë policor.

Njësitë policore dhe stafi menaxhues kanë dalur në vendin e ngjarjes, ndërsa për  hetimet dhe shkaqet e aksidentit po merren hetuesit e njësitit rajonal të  trafikut rrugor.

Lidhur me rastin janë njoftuar institucionet kompetente, IPK-ja dhe Prokurori kompetent të cilët pritet të dalin në vendin e ngjarjes”.

Related posts