970×90
970×90

Tre të vdekur e 257 raste poiztive me COVID-19 në Kosovë

Tre të vdekur e 257 raste poiztive me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në 24 orët e fundit janë dhënë 1.005 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.809.730 doza të vaksinës.

Deri më sot 814.299 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 96.643 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Nga 2.840 testime, 257 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 3 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 593 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 219.502. Në total numri i rasteve aktive është 3.057.

Related posts