970×90
970×90
970×90
970×90

Tre të vdekur dhe mbi 600 të infektuar nga COVID-19 në Kosovë

Tre të vdekur dhe mbi 600 të infektuar nga COVID-19 në Kosovë

661 raste pozitive dhe tre persona kanë humbur jetën nga COVID 19 përgjatë dy javëve të fundit në Kosovë, shkruan Gazeta Projekti.

Sipas IKShPK-së, nga 661 raste të raportuara në dy javën e fundit, rezulton se grupmosha më e prekur janë ata prej 50 deri në 59 vjeç me 119 raste dhe grupmosha 20-29 vjeç me 116 raste.

“Vaksinimi vazhdon të jetë masa mbrojtëse me efikase kundër COVID-19 dhe gripit, veçanërisht ndaj formave të rënda të sëmundjes. Mbrojtja përmes vaksinës e individëve në rrezik të lartë të rezultateve të rënda (si p.sh. të moshuarit) mbetet i rëndësishëm”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, rekomandim tjetër i IKShPK-së është që personat me shenja të COVID-19 të testohen, ndërsa rastet ambulantore dhe të hospitalizuara në ShSKUK të analizohen nga ana e mjekëve, ndërsa trajtimi të bëhet sipas udhërrëfyesit klinik për menaxhimin dhe trajtimin e rasteve të COVID-19

Related posts