Tre persona janë plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Pejë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Ai tha se incidenti ka ndodhur në rrugën “Bekim Berisha-Abeja” – ndërsa të plagosurit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Pejës.
“Rreth orës 21:25, në rrugën Bekim Berisha në Pejë, të furra Ahmeti ka pasur të shtëna me që rast tre persona janë lënduar nga arma e zjarrit dhe janë dërguar në spitalin e përgjithshëm në Pejë. Ende nuk ka informacione më të detajuara”, ka deklaruar Gashi.
Ndërsa Njësitet e Policisë dhe Prokurori i Shtetit ndodhen në vendin e ngjarjes, dhe po bëhen të gjitha hetimet e nevojshme të rastit