
Të gjithë duan të kenë një jetë të mirë dhe të shëndoshë. Janë disa gjëra që kanë më shumë rëndësi se të tjerat për t’ju drejtuar në kahjen e duhur të jetës, dhe ju duhet të kujdeseni për to. Në vijim gjeni tri elemente të një jete të mirë:
Qëllimi
Jeta duhet të ketë kuptim, por megjithatë kuptimi ëshë një pyetje që jeta e bënë për ne, e jo ne për jetën. Jeta ka çfarëdo kuptimi që ju i jepni asaj. Kësisoj një qëllim i pastër, i qartë, do të ju ndihmojë që çdo mëngjes të jeni më afër jetës që ju e dëshironi për vete.
Lidhjet
Një jetë e fortë personale, një rrjet i lidhjeve të mira, të njerëzve që ju mbështesin, duke përfshirë aktivitetet shoqërore- janë pjesë përbërëse e jetës së mirë. Lidhjet e afërta kërkojnë kohë dhe përpjekje. Një fermer i mirë nuk e hedh farën në një tokë ku ka gurë, e po kaq i kujdesshëm duhet të jetë njeriu edhe në jetë; të zgjedh shoqërinë me kujdes.
Rritja
Duhet ta jepni më të mirën tuaj, nëse nuk përpiqeni është sikur po sakrifikoni dhuratën tuaj. Qëllime të shkruara për rolet tona në jetë, së bashku me planet e jetës, janë një mënyrë e mirëseardhur për t’u rritur dhe zhvilluar një personalitet i mirë. Për një jetë të mirë, për t’u rritur dhe zhvilluar ju duhet të gjeni një burim frymëzimi. Po ashtu të hani shëndetshme, gjeni një hobi që ju pëlqen, dhe shijoni ato.