970×90

Trajneri i Serbisë do të ketë lojë agresive

Trajneri i Serbisë do të ketë lojë agresive

Trajneri i Serbisë, Mladen Krstajic tha se do të ketë ndryshime taktike kundër Zvicrës.

Ai shpreson se gjithçka do të shkojë mirë dhe se loja të jetë e drejtë

Kombëtarja e Zvicrës nesër takohet me Serbinë me fillim nga ora 20:00, në kuadër të ndeshjes së dytë të grupit E të Kupës së Botës.

“Do të ketë ndryshime taktike, por ne nuk do të largohemi nga sistemi ynë i lojës, unë mund të garantoj se lojtarët do të japin maksimumin” tha ai.

“Do të jetë ndeshje agresive, por edhe e drejtë.”

“Nuk më intereson aspak politika, kemi ardhur ta paraqesim vendin tonë në mënyrën e duhur, nuk më intereson pjesa tjetër”, përfundoi ai.

Serbia në takimin e parë ka fituar ndaj Kosta Rikës me rezultatin 1-0, kurse Zvicra ka barazuar me rezultatin 1-1 ndaj Brazilit.

Related posts