
Pensionimi i Mesut Ozilit nga Kombëtarja e Gjermanisë e ka habitur trajnerin e Kombëtares Joachim Lowin.
Të dielën, kur u publikuan deklaratat e Ozilit, Low kishte qenë në pushim në Sardinia dhe e mori vesh për pensionimin e lojtarit të tij përmes Twitterit dhe Instagramit, përcjell Gazeta Express.
“As trajneri i Kombëtares e as unë nuk ishim të informuar paraprakisht”, ka thënë agjenti i Lowit, Harun Arslan.
Ozili e publikoi në rrjetet e tij sociale një letër duke e arsyetuar pensionimin e tij nga Kombëtarja e Gjermanisë. Ai, në këtë letër, e akuzoi presidentin e Federatës Gjermane të Futbollit, Reinhard Grindel, për racizëm.