970×90
970×90

Trajneri i Dinamo Zagrebit: Njerëzit ndoshta s’e njohin Ballkanin, por ata janë një ekip shumë i mirë

Trajneri i Dinamo Zagrebit: Njerëzit ndoshta s’e njohin Ballkanin, por ata janë një ekip shumë i mirë

Të enjten në orën 18:45 në xhiron e dytë të Grupit C të Ligës së Konferencës, Ballkani e mirëpret Dinamo Zagrebin në Prishtinë.

Skuadra e Sergej Jakirovic mundi Astanën në xhiron e parë, por në Kosovë erdhi me shumë probleme me ekipin. Sergej Jakirovic dhe Marko Bulat ishin në konferencën për shtyp para ndeshjes.

“Na pret një ndeshje kërkuese ndaj Ballkanit, një ekip shumë i udhëhequr, i organizuar dhe lehtësisht i adaptueshëm. Ata dinë të ndryshojnë sistemin, ne e dimë që luajnë 4-4-2, i kemi analizuar dhe do të duhet të jemi në nivelin maksimal sa i përket agresivitetit dhe dueleve. Ata i fituan të gjitha ndeshjet në Evropë në shtëpi dhe kjo flet shumë dhe ne do duhet të jemi në nivelin maksimal”, tha Jakirović në hyrje.

“Bota e futbollit nuk është shumë e njohur me ekipin e Ballkanit dhe as ne nuk e kemi njohur deri sa e kemi parë analizën. Është një ekip potent që luan prej dy-tre vitesh bashkë. Ata janë agresivë, kërkojnë duele. Ata janë shumë të mirë me topin, kanë dy, tre lojtarë të gjatë që janë të rrezikshëm dhe ne duhet t’i kushtojmë shumë vëmendje kësaj.

A mund të ndikojë humbja ndaj Hajdukut në ndeshjen ndaj Ballkanit?

Jakirovic: Ndoshta mund të ndikojë tek dikush. Është e vështirë për ne që e humbëm – sepse e humbëm në mënyrë të pamerituar.

Mendoj se është mirë që kemi një lojë të re menjëherë, sepse mund ta shpengosh veten menjëherë. Duhet të bëjmë gjithçka për të ngritur edhe më shumë nivelin e lojës, sidomos në fund ku duhet të jemi më specifik. Në mbrojtje duhet të pakësojmë gabimet sepse në çdo ndeshje i japim diçka kundërshtarit, kjo nuk duhet të na ndodhë.

Dinamo ka luajtur në Prishtinë edhe në të kaluarën. Ka shumë tifozë të Dinamos këtu, si ndiheni kur vini në Prishtinë?

Jakirovic: E di që ka shumë tifozë të Dinamos këtu, ata na takuan para hotelit dhe bënë fotografi me lojtarët. Kujtim Shala ka luajtur në Dinamo dhe ka lënë gjurmë. Unë kam qenë këtu me Rijekën, kështu që jam i njohur me mjedisin. E di që Ballkani ka një stadium plot dhe se tifozët janë fanatikë. Ndihem shumë rehat, shpresoj që pas ndeshjes të ndihemi rehat edhe ne.

Related posts