![Trajkoviq: Vuçiq ka shumicën absolute, po të dojë mund ta bëjë marrëveshjen](https://gazetaprojekti.com/wp-content/uploads/2023/02/BDBB4EE9-E3A8-4EF3-8A50-B24183A75363.jpeg)
Politikanja serbe në Kosovë, Rada Trajkoviq ka komentuar diskutimin e sotëm për Kosovën në Kuvendin e Serbisë.
Duke shkruar në Twitter, Trajkoviq i është drejtuar presidentit serb Aleksandar Vuçiq, duke thënë se nëse ai do të donte një marrëveshje, mund ta bënte.
“Nëse Vuçiq dëshiron sinqerisht një marrëveshje, ne kemi një marrëveshje. Ai ka shumicën absolute në Kuvend, i cili mund (dhe pa diskutim) ta votojë,”– ka shkruar Trajkoviq.
Më tej ajo ka thënë se, Vuçiq nuk ka nevojë për bashkim dhe nuk e ka kërkuar ndonjëherë, duke e cilësuar diskutimin e sotëm në kuvend, një shfaqje për naivët.