970×90
970×90

Tragjike: Shkon në 13 persona të vdekur nga tërmeti në Shqipëri

Tragjike: Shkon në 13 persona të vdekur nga tërmeti në Shqipëri


Një tërmet i fuqishëm shkundi Shqipërinë ku pas lëkundjeve të njëpasnjëshme, ai i orës 03:55 të mëngjesit të së martës, me magnitudë 6.4 ballë, rrëzoi pallate e shënoi dëme të shumta, duke lënë fatkeqësisht 13 viktima.


Në Thumanë janë shembur totalisht tre pallate, dhe nën rrënoja ka disa persona për të cilit forcat zjarrfikëse po punojnë për t’i nxjerrë gjallë, me shpresën e madhe.

Edhe në Durrës ku dëmet janë të shumta, tre të pajetë u nxorën nga rrënojat e pallateve të shembur, ndërsa një u gjet tek Vila Palma në Durrës, shkruan shqiptarja.com.

Në Kurbin një tjetër person humbi jetën, pasi i kapur nga paniku në tentativë për t’i shpëtuar lëkundjeve të fuqishme që u ndjenë, është hedhur nga ballkoni. Ai humbi jetën si pasojë e lartësisë nga kati i tretë.

Po në Kurbin, një tjetër person, ndërroi jetë pasi duke drejtuar automjetin humbi kontrollin duke u përplasur për vdekje.

Related posts