
Ngjarja tragjike e mëngjesit të se martës, i cili la afro 50 persona të vdekur, ka prekur pothuajse çdo zemër shqiptari.
Për këtë katastrofe që goditi Shqipërinë kanë filluar të thuren shumë poezi.
Fotografi i njohur kosovar, Bujar Gashi, i cili është edhe nip i rapsodëve Bijtë e Sefës, përmes vargjeve të tij ka shkruar edhe për një anë tjetër të këtij realiteti të hidhur.
Sa dallge deti te zgjuan Sa e sa, ty s’te arritën Sa lumenje ne zemer tu futen….q’te sollen por s’te perkulen, është vargu i parë i kësaj poezi.
Më poshtë Gazeta inFokus ju sjellë të plotë këtë poezi./Gazeta inFokus/
Se malet ke mburoje Shqiperi
Me gure dhe me lisa
Se per ty shkrihen e digjen
….per ty, per ty Shqiperi
Shqiperi nuk kam me lote
Mu hargjuan ata qe kisha
tashme do ishte thare
…..sikur dhe Drinin ne sy ta kisha
Shqiperi zemra me rrahe.
Bujar Gashi,
Prishtine.