970×90
970×90

Tragjedia në Etiopi bën që të shtohet kujdesi edhe në aviacionin e Kosovës

Tragjedia në Etiopi bën që të shtohet kujdesi edhe në aviacionin e Kosovës


Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovës  ka njoftur se në bashkëpunim me Agjencisë Evropiane për Siguri të Aviacionit do të ofrojnë siguri të lartë operative ajrore në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një komunikate për media, transmeton Reporteri.net

“AAC siguron të gjithë qytetarët se do të veprojë në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi në Republikën e Kosovës, duke marrë në konsideratë edhe udhëzimet apo direktivat e Agjencisë Evropiane për Siguri të Aviacionit (EASA) për të ofruar një siguri të lartë të operimeve ajrore në Republikën e Kosovës”, thuhet në një komunikatë, përcjell Reporteri.net

Kjo pas aksidentit tragjik të kompanisë ajrore ‘Ethiopian Airlines’ të datës 10 mars, në të cilin humbën jetën 147 pasagjerë dhe 7 anëtarë të ekuipazhit.

Related posts