970×90
970×90
970×90
970×90

‘Tragjedia e Münsterit nuk ka sfond terrorist’

‘Tragjedia e Münsterit nuk ka sfond terrorist’

Tragjedia e Münsterit, ku humbën jetën tre persona mes tyre edhe autori i krimit duke se nuk ka sfond terrorist.

Gazeta gjermane,”Süddeutsche Zeitung“ shkruan se autor i krimit është një 48-vjeçar gjerman me probleme psikike.

Ndërsa gazeta gjermane “Bild” shkruan se autori i dyshuar, që përdori automjetin për t’u vërsulur mbi turmën e njerëzve nuk ka qenë person i njohur për policinë.

Ai vrau veten me pistoletë menjëherë pas sulmit. Policia gjermane po kontrollon apartamentin e tij për të zbuluar, nëse personi ka mbajtur lëndë shpërthyese.

Pasditen e së shtunës, një makinë përplasi turmën e njerëzve në qytetin e Münsterit.

Tre persona humbën jetën, ndërkohë që autori vrau veten. 20 persona janë plagosur, gjashtë prej tyre rëndë, bëri të ditur policia gjermane.

Tragjedia ndodhi në një restorant tradicional të frekuentuar Kiepenkerln, mjaft i preferuar tek të qytetarët e Münsterit dhe turistët.

Related posts