Njëri prej aktorëve më të njohur turq në Kosovë, si edhe më i pëlqyeri nga femrat shqiptare, të mërkurën vjen në vendin tonë.
Bëhet fjalë për Tolgahan Sayisman që në Kosovë njihet si Qënari për shkak të rolit të tij në serinë e famshëm “Lale”.
Prive merr vesh se artisti i famshëm vjen të mërkurën në shtetin tonë madje do të vizitojë edhe Prizrenin.
Ende nuk dihet arsyeja e saktë e vizitës megjithatë, mbase shumë adhurues/e të tij do të kenë mundësi ta shohin.
Ndryshe, Tolga është i martuar me modelen shqiptare Almeda Abazin. Muaj më parë, çifti mirëpriti djalin e parë, i cili quhet Efehan.
Vlen të përmendet se aktori ka qenë bashkë me modelen në Shqipëri por në Kosovë do të jetë hera e parë.