970×90
970×90

Tjetër shpërthim në veri, kësaj radhe pranë patrullës së policisë e një ekipi gazetarësh

Tjetër shpërthim në veri, kësaj radhe pranë patrullës së policisë e një ekipi gazetarësh

TëVë1 ka shpërndarë një video në Facebook ku shihet se para pak minutash në drejtim të ekipit të tyre është hedhur një mjet shpërthyes, në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë.

Siç raporton mediumi, shpërthimi ka qenë mjaft i fuqishëm dhe se në momentin e shpërthimit kanë qenë të pranishëm edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

“Shpërthimi ishte i fortë. Nuk kemi arritur të shohim ata që e gjuajtën, por në momentin e shpërthimit ishin afër edhe Policia. Nga ajo çka mund të shihnin ata ishin diku 5-6 persona të organizuar të cilët e hodhën mjetin e fortë shpërthyes”, ka thënë gazetari i TëVë1.

Related posts