
Conor McGregor ka qenë një njeri me aftësi të lartë për “luftë” qysh në ditët e para të karrierës së tij në UFC.
Irlandezi, më pak se 40 sekonda e mposhti luftëtarin e UFC-së Donald Cerrone, duke e nokautuar atë me grushte, shkruan Reporteri.net
McGregor u bë konkurrenti i parë në historinë e UFC që shënoi fitore me nokaut në tri kategori të ndryshme të peshave.
Kështu, gazetari i MMA, Chamatkar Sandhu doli në Twitter për t’u kërkuar fansave që të votonin në një sondazh se kë do të donin ta shihnin si kundërshtarin tjetër të McGregor.
Katër opsione u përfshinë në votimin virtual; Kampioni i kategorisë së peshave të lehtë UFC, Kamaru Usman, Jorge Masvidal, Nate Diaz, ose një takim me fituesin e luftës për tituj të lehtë Khabib Nurmagomedov vs Tony Ferguson që do të zhvillohet në prill.
tifozët befasuan me votmimet e tyre, ata votuan luftëtarin e peshave të lehta, Jorgen Masvidal që të ndeshjet me MC Gregorin, i cili mori 41% të votave, ndërkaq fituesi i duelit Khabib Ferguson me vetëm 36% të votave.
