970×90
970×90
970×90
970×90
970×90

Ti do vish një ditë

Ti do vish një ditë

Ti do vish një ditë, një kohë
Kur mbi flokë bora t’zbardhoj
Zjarrit ndezur s’do i bëj moh
Për një stinë që iku, shkoj

Ky trishtim në zemër mbetur
Dhe një mall tretur diku
Mbase atëherë do kesh gjetur
Gjurmët viteve, kuturu

Ti do vish një ditë, një kohë
Si rigë shiu, a si ujvarë
Do të jem plakur, domosdo
E do pyes, vallë ç’ka ngjarë?

Si muzikë do më vjen kujtimi
Sikur muzë, sikur frymëzim
S’di ç’emër do ketë mallkimi
Gaz në zemër apo trishtim?

Ti do vish një ditë një kohë
Kur mbi flokë bora të bijë
Flakës ndezur s’do i bëj moh
Koha ikur më s’do vijë.

Kastriot Berisha

Related posts