Shkruan: Enxhi Çeta
Ata i sheh gjithkund nëpër telajon e qytetit tim. I sheh teksa ecin rrugëve nxitimthi, gjithmonë me një çehre të sertë në fytyrat e puthura prej dritave ftohtësisht të vagullta të pafuqisë e lodhjes nga ky realitet ku “matanë gardhit s’ka kurre asgja t’re”. Ata nuk mundën kurrë të bashkoheshin për të sjellë një agim të ri; gjithnjë kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë armiqtë më të përbetuar të njëri-tjetrit, më të pamëshirshëm se Romakët, Osmanët apo Sllavët.
Ata janë të mbushur me hidhësinë e vrerit të zhgënjimit; vrazhdësia në fytyrat e tyre s’është gjë tjetër vecse reflektim i zhgënjimit prej vazhdave të dallavereve politike, rrotacioneve të dështuara qeveritare, “demokracisë ”, mjerimit fizik e shpirtëror, injorancës e izolimit të mendjes dhe, mbi të gjitha, prej njëri-tjetrit dhe vetes!
Ata flasin gjuhën më të bukur në botë. Një gjuhë të lashtë sa vetë lashtësia e që në cdo rrokje përmban shijen e irracionalitetit, shkujdesshmërisë dhe krenarisë që rrjedh prej ADN-së së tyre. Ata flasin gjuhën më të bukur në botë, po, gjuhën tingujt e së cilës kumbojnë si një jehonë jete, duke i bërë kështu Ata një rimisherim të pastër të lojës së jetës. Rrugëve të qytetit tim, unë gjej copëza të vetes tek secili prej tyre.
Ata janë shqiptarë.
Shqipt

Shqiptarët prej të cilëve dua t’ia mbath sa më shpejt të jetë e mundur. Shqiptarët që dua t’i coj në djall e që ndonjëherë uroj të na bombardojë fatalisht ndonjë ushtri e huaj e të na shfarosë fare. Po neve s’na bën dot gjë as Dreqi vetë!
Por, njekohesisht, ata jane shqiptarët që më furnizojnë me furi e zemërim cdo qoshe të mendjes e po ashtu…epo, shqiptarët e mi, ata që do të dua përjetësisht. Fundja, veten s’ke si të mos ta duash! Shqiptarët që e di shumë mirë se do të mbeten gjithnjë frymëzimi primar i cdo flakëze dashurie e jete që do të më burojë nëpër qenie. I dua.
Enxhi Çeta.arët prej të cilëve dua t’ia mbath sa më shpejt të jetë e mundur. Shqiptarët që dua t’i coj në djall e që ndonjëherë uroj të na bombardojë fatalisht ndonjë ushtri e huaj e të na shfarosë fare. Po neve s’na bën dot gjë as Dreqi vetë!

Enxhi Çeta.