970×90
970×90

Therje me thikë në Prishtinë, një 17-vjeçar arrin në QKUK me lëndime të rënda

Therje me thikë në Prishtinë, një 17-vjeçar arrin në QKUK me lëndime të rënda

Sot, para dy orësh, për shkak të një ngatërresë mes të rinjve, është sulmuar me thikë një 17-vjecar në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.

Përleshja, motivet e së cilës ende nuk dihen, ka eskaluar në përdorimin e thikës, me ç’rast i mituri ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar në Qendrën Klinike Universitarë të Kosovës.

Sipas burimeve të Sinjalit brenda Emergjencës, i riu është jashtë rrezikut për jetë.

Ndërkohë që Policia iu është përgjigjur rastit, me ç‘rast janë duke u bërë ekzaminimet e vendit të ngjarjes, teksa një njësi policore ndodhet në QKUK.

Sinjali do të  ju mbajë të informuar për detajet e reja.

Related posts