okati Arlind Jupolli është goditur me thikë në zyrën e tij që gjendet rreth qendrës së Prishtinës.
Sipas Policisë së Kosovës, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshjeje që kanë pasur viktima dhe kryerësi i krimit më parë e që pas diskutimeve ka kulmuar me sulm me thikë.
Policia ka treguar që në sulm përveç thikës është përdorur edhe një shufër hekuri, kurse ngjarja ka ndodhur pranë sheshit Nënë Tereza në Prishtinë rreth orës 11:00.
Zëdhënësi Agron Borovci ka thënë që i dyshuari është identifikuar, por ende nuk është lokalizuar.
“Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka hasur në viktimën të cilit i është ofruar ndihma mjekësore nga ana e mjekeve në terren dhe më pas është transferuar në QKUK për trajtim të mëtejme”, thotë Policia.