
Tre persona janë therur me thikë dje në Mitrovicë, për këtë rast janë arrestuar dy persona. Në vendin e ngjarjes policia ka gjetur dhe konfiskuar thika dhe një sasi e marihuanës.
Dy të arrestuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje. Nuk dihen arsyet që çuan deri te therja e tre personave.
Njoftimi i plotë:
Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptar të cilët i kishin sulmuar dhe therrë me thikë tri viktimat meshkuj K/Shqiptar të cilët ndihmën e parë mjekësore e kanë marr në spitalin e Mitrovicës e më pas për tretman të mëtejmë mjekësor janë dërguar në QKUK. Në vendin e ngjarjes është gjete dhe konfiskuar një thikë e cila dyshohet se ishte përdorë në rast dhe një sasi e substancave narkotike të dyshuara si marihuanë. Dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet.