Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka bërë me dije se Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për themelimin e Bordit për Sigurimet Shëndetësore.
“Shumë i lumtur që Qeveria e Republikës së Kosovës aprovoi themelimin e Bordit të Sigurimeve Shëndetësore. Ky është një hap i madh drejt funsksionalizimit të plotë të Sigurimeve Shëndetësore, i cili do të jetë mburojë financiare për të gjithë familjet tona nga kostoja e madhe e shërbimeve mjekësore dhe përmes të cilit çdo qytetari do t’i ofrohet qasje e barabartë në spitalet tona”, ka shkruar Ismaili në llogarinë e vet në “Facebook”.