
Lajme të këqija për fansat e Dwayne ‘The Rock’ Johnson, pasi ai nuk ka në plan që të kandidojë për president të SHBA-së në vitin 2020. Për ata që vërtet dëshironin që të shikonin The Rock të ulur në Zyren Ovale, mundësitë që ai të përpiqet që të arrijë atë për momentin janë zero.
“Fatkeqësisht nuk e shoh që një gjë e tillë do të ndodhë në vitin 2020. Është një pozicion që kërkon vite punë dhe eksperiencë. Ka shumë punë për të bërë dhe me axhendën time, nuk është e mundur në vitin 2020. Kam shumë respekt për këtë pozicion. Është diçka që unë e konsideroj seriozisht. Ajo që më duhet është koha për të mësuar“, deklaroi The Rock në një intervistë për “Vanity Fair”.