970×90
970×90

The Guardian: Kurti e humbi shumicën, s’e formon dot qeverinë i vetëm

The Guardian: Kurti e humbi shumicën, s’e formon dot qeverinë i vetëm

Lëvizja Vetëvendosje e ka humbur shumicën në Kuvendin e Kosovës, shkruan sot gazeta presitgjioze britanike, The Guardian.

The Guardian shkruan se Vetëvendosje e kryeministrit Albin Kurti nuk do të arrijë të formojë e vetme qeverinë e re.

Në një shkrim të publikuar të hënën, gazeta britanike raporton se rezultatet tregojnë që Kurti do duhet të negociojë me partitë e tjera për krijimin e një shumice në Kuvendin e Kosovës.

“Partia në pushtet në Kosovë, Vetëvendosje ishte në rrugë të duhur për t’i fituar zgjedhjet parlamentare të vendit, por do të duhet të negociojë një koalicion me partitë e tjera për të formuar qeverinë, treguan exit poll-et dhe rezultatet preliminare”, shkruan sot The Guardian. 

“Rezultati i zgjedhjeve tregojnë një rënie nga më shumë se 50% që [LVV] i fitoi në vitin 2021”, vijon shkrimi i The Guardian.

Gjatë fushatës zgjedhore Kurti e përjashtoi mundësinë e formimit të një koalicioni për formimin e qeverisë, duke thënë se nuk do të merrte pjesë në qeveri nëse nuk fitonte vet një shumicë të plotë.

Screenshot

Por, të dielën vonë pas shpalljes së fitores, Kurti tha se do të formonte qeverinë e re pa lënë të kuptohet se kush mund të jetë partneri i mundshëm i koalicionit.

“Ne jemi partia e parë, partia fituese që do të krijojmë qeverinë e ardhshme”, u tha Kurti gazetarëve. “Ne do të vazhdojmë të përfundojmë punën që kemi nisur”.

“Kurti, një nacionalist shqiptar, erdhi në pushtet në vitin 2021 kur një koalicion i drejtuar nga partia Vetëvendosje mori më shumë se 50% të votave dhe siguroi një shumicë në parlamentin me 120 ulëse”, shkruan The Guardian.

Related posts