970×90
970×90
970×90
970×90

Thaçin nuk e përkrahë LDK-ja për udhëheqje me dialogun

Thaçin nuk e përkrahë LDK-ja për udhëheqje me dialogun

LDK-ja nuk do ta përkrahë në Kuvend platformën e Qeverisë për dialogun me Serbinë, që parasheh presidentin Hashim Thaçi në krye të ekipit negociator.

Përmes një komunikate për media, LDK-ja thotë se dokumenti i propozuar nga ekzekutivi është joserioz dhe me pretendime jokushtetuese.

Gazeta Express të dielën ka raportuar se LDK-ja do të dalë kundër kësaj platforme, duke iu bashkuar Nismës, VV-së dhe PSD-së në Kuvend për të kundërshtuar Hashim Thaçin si shef të palës kosovare në dialog me Serbinë.

“Platforma për dialog, e prezantuar në Kuvendin e Kosovës nga ana e Qeverisë së Kosovës, është dokument i përgatitur dobët, joserioz dhe me pretendime jokushtetuese. Rrjedhimisht, Grupi Parlamentar i LDK-së në Kuvendin e Kosovës nuk do ta votojë platformën në fjalë”, thotë deklarata për media e LDK-së.

Tutje, aty thuhet se “LDK-ja mbetet e përkushtuar për një proces dialogues serioz, konsensual dhe brenda kornizave kushtetuese të Republikës së Kosovës”.

“LDK-ja beson në vlerat e pazëvendësueshme të dialogut politik, jo vetëm si një mjet për marrëveshje, por edhe si një qenësi e jetës politike”, thotë kumtesa.

Kjo deklaratë e LDK-së është shpërndarë në Facebook edhe nga shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, dhe deputetët tjerë të partisë. /GazetaExpress/

Related posts