
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq paralajmëroi se nuk do të ketë vazhdim të dialogut, pa heqjen e taksës. Kësaj deklarate i është përgjigjur presidenti, Hashim Thaçi pas takimit me përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini.
Thaçi tha se nëse Serbia vazhdon me veprime të tilla, Kosova do t’i shtojë masat, aq sa do të shkojë në nivel të reciprocitetit.
“Taksa është e drejt e ligjshme është legjitime nëse Serbia vazhdon me veprime agresive ne vetëm sa do t’i shtojmë masa dhe do të shkojmë në nivel të reciprocitetit”, ka thënë Thaçi para gazetarëve.
Siç duket presidenti Thaçi ka ndryshuar qëndrim sa i përket çështjes së taksës dhe është pozicionuar në të njëjtën vijë sikurse kryeministrit, Haradinaj.
Muaj më parë, Thaçi kërkonte heqje të taksës në mënyrë siç thoshte ai t’i hapet rruga dialogut mes Kosovës e Serbisë