970×90
970×90

Thaçi: Votimi i Rezolutës së PE-së, thirrje për BE-në që të hiqen vizat

Thaçi: Votimi i Rezolutës së PE-së, thirrje për BE-në që të hiqen vizat

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, e ka vlerësuar lartë Rezolutën e Parlamentit Europian, në të cilën mbështetet liberalizimi vizave për Kosovën.

Sipas tij kjo rezolutë është një tjetër thirrje për shtetet anëtare të BE-së që të mos i mbajnë të izoluar edhe më tutje qytetarët kosovarë.

“Rezoluta e Parlamentit Evropian, në mbështetje të perspektivës evropiane dhe liberalizimit të vizave, është një tjetër thirrje për shtetet anëtare të BE-së që mos të mbajnë të izoluar edhe më tutje qytetarët e Kosovës”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e tij të Facebook-ut.

“E përshëndes këtë rezolutë, përkushtimin dhe mbështetjen e eurodeputetëve. Çdo vonesë në këtë proces është në kundërshtim me vlerat evropiane dhe kundër dinjitetit të qytetarëve të Kosovës”.

Related posts