Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, po qëndron për një vizitë zyrtare në Amerikë, ku ka takuar shumë zyrtar shtetëror.
Ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka treguar se ka takuar Ndihmës-Sekretarin e Shtetit të SHBA-së për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Wess Mitchell.
Thaçi ka thënë se ratifikimi i marrëveshjes për demarkacionin në Parlamentin e Kosovës, do të dinamizojë dhe qartësojë agjendën tonë, dhe është argument shtesë për miqtë dhe partnerët tanë.
“Ditëve të fundit kam zhvilluar konsulta intensive me partnerët tanë strategjikë. Në Uashington, Londër, Berlin, Paris me qëllim të bashkërendimit të agjendës euro-atlantike për Kosovën. Ratifikimi i marrëveshjes për demarkacionin në Parlamentin e Kosovës, do të dinamizojë dhe qartësojë agjendën tonë, dhe është argument shtesë për miqtë dhe partnerët tanë. Përderisa po hyjmë në fazën finale të normalizimit të raporteve në mes Kosovës dhe Serbisë, jemi të bekuar me mbështetjen e palëkundshme të aleatëve tanë strategjikë”, ka shkruar Thaçi në Facebook.