970×90
970×90

Thaçi takohet me Ramën, flasin për përgatitjet e Kosovës për Samitin e Parisit

Thaçi takohet me Ramën, flasin për përgatitjet e Kosovës për Samitin e Parisit


Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi është takuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, me të cilin ka thënë se ka biseduar për aktualitetet politike në dy shtetet shqiptare.

Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se me Ramën ka biseduar edhe për përgatitjet e Kosovës për Samitin e Parisit, i cili pritet të mbahet më 1 korrik.

“Si gjithmonë, kënaqësi takimi me kryeministrin Edi Rama. Biseduam për aktualitetet politike në Kosovë, Shqipëri dhe rajon, si dhe për përgatitjet e Kosovës për Samitin e Parisit”, ka shkruar Thaçi.

Related posts