Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është takuar me Këshilltarin për Siguri Kombëtare të Presidentit të SHBA-ve, Robert C. O’Brien.
Takimi u zhvillua në Shtëpinë e Bardhë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Presidenti Thaçi, përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social Twitter, ka bërë të ditur se ka pasur një takim të shkëlqyeshëm me O’Brien.
“Liria, pavarësia, zhvillimi dhe prosperiteti i Kosovës lidhen drejtpërdrejt me partneritetin dhe koordinimin tonë me SHBA”, ka shkruar Thaçi në Twitter.
Ai ka ka thënë se jemi të bekuar me lidhjen e veçantë që ka shteti i Kosovës me SHBA-të dhe se janë angazhuar që këtë lidhje ta forcojnë edhe më shumë në të ardhmen.
Ky është postimi i tij i plotë:
Sot në Shtëpinë e Bardhë pata një takim të shkëlqyer me Robert O’Brien, Këshilltarin për Siguri Kombëtare të Presidentit Trump. Liria, pavarësia dhe suksesi i Kosovës është pashmangshëm i lidhur me bashkërendimin tonë me aleatët tanë, para së gjithash me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Zoti e bekoftë miqësinë e përjetshme mes popujve tanë. HTH