
Presidenti i Kosvës, Hashim Thaçi, ka zhvilluar një takim me sekretarin e Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson.
Ai përmes një postimi në profilin e vet në “Facebook”, ka bërë të ditur se me Johnson kanë biseduar rreth dialogut Kosovë-Serbi.
“Sot zhvillova një takim me sekretarin e Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson. Me sekretarin Johnson biseduam rreth zhvillimeve aktuale në Kosovë dhe rajon, me theks të veçantë për dialogun për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Është mendim i përbashkët që dialogu është e vetmja formë e zgjidhjes së problemeve, si kusht pë perspektivën evropiane të dy vendeve. Kosova falënderon Mbretërinë e Bashkuar për mbështetjen e përhershme në të gjitha periudhat e shtetndërtimit”, ka shkruar Thaçi.