970×90
970×90

Thaçi selam Haradinajt: Kosova mund të bëhet me kryeministër të ri pa shkuar në zgjedhje

Thaçi selam Haradinajt: Kosova mund të bëhet me kryeministër të ri pa shkuar në zgjedhje

Presidenti i vendit Hashim Thaçi, ka deklaruar se ai është personi i cili vendos nëse shkohet në zgjedhje të reja apo të formohet një qeveri tjetër nëse rrëzohet Qeveria Haradinaj, transmeton Gazeta Metro.


Thaçi i ka rikujtuar kryeministrit Haradinaj se ai mund të rrëzohet nga pushteti dhe vendi të mos shkojë në zgjedhje të reja, por të del një kandidatë tjetër nga partitë dhe të ketë shumicën e votave në Kuvend për votim. 

Ai ka thënë se në momentin që Qeveria Haradinaj bie nga pushteti, i takon atij të bëjë zgjidhjen e re, ose duke quar vendin në zgjedhje ose duke i dhënë mandat tjetër kandidati për kryeministër, transmeton Gazeta Metro.

Thaçi ka lënë të nënkuptohet se nëse Haradinaj nuk heq taksë, dikush tjetër do ta zë vendin e tij dhe vendi nuk do të ketë arsyeje të shkojë në zgjedhje në këto momente të rëndësishme.

“Nësë mazhoranca aktuale humb shumicën në Kuvend, natyrisht se si Presidenti i vendit e kam obligim Kushtetues dhe ligjor të shtrojë dhe të qes në tavolinën time mundësinë e një zgjidhje kreative, qeveri tjetër ose drejt në zgjedhje, por partitë e bëjnë shumicën nësë një qeveri bjen dhe tjetri e bënë shumicën 61 vota ka të drejtë me vazhdu nësë i dho mandat atij kryeministri dhe kandidati që mendon se duhet të lëviz përpara dhe që është në përputhshmëri me standartet e shtetit të Kosovës dhe vlerat që përfaqësojmë, nësë nuk duan qeveri të re, në mes të mandatit shkohet në zgjedhje”, tha Thaçi.

Related posts