970×90
970×90
970×90
970×90

Thaçi: S’do të ndalemi deri në zbardhjen e krimeve të forcave serbe

Thaçi: S’do të ndalemi deri në zbardhjen e krimeve të forcave serbe

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka kujtuar 116 civilët e pafajshëm të vrarë nga forcat serbe në Studime të Vushtrrisë.

Thaçi thekson se si institucione të Kosovës nuk do të ndalen asnjëherë për zbardhjen e krimeve të bëra nga forcat ushtarake dhe policore serbe.

Ai po ashtu shkruan se nuk do të ndalen derisa të zbardhet fati i personave të pagjetur.

“Sot i kujtojmë 116 civilë të pafajshëm të vrarë nga forcat serbe para 19 vjetësh në Studime të Vushtrrisë. Si institucione të Republikës së Kosovës, nuk do të ndalim asnjëherë zërin për zbardhjen e krimeve të bëra nga forcat ushtarake dhe policore serbe. Nuk do të ndalemi deri sa të zbardhet fati i personave të pagjetur. Nuk do të ndalemi deri sa të dalin para drejtësisë autorët e krimeve. Lavdi të gjithë atyre që u sakrifikuan për liri!”, shkruan Thaçi në Facebook.

Related posts