970×90
970×90
970×90
970×90

Thaçi propozon 30 ditë gjendje të jashtëzakonshme

Thaçi propozon 30 ditë gjendje të jashtëzakonshme

Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se zyra ligjore e Presidencës dhe ajo e Kuvendit të Kosovës janë duke u koordinuar për finalizim të procesit të dekretit për tejkalimin e situatës me koronavirusin.

Pas takimit me Drejtorin e Institutit Publik Shëndetësor, Naser Ramadani, Thaçi ka dhënë detaje nga përmbajtja e dekretit.

“Gjendje e jashtëzakonshme për 30 ditë me mundësi vazhdimi, apo zvogëlimi të ditëve. Kjo shpallet me qëllim të parandalimit të përhapjes me COVID-19”, ka thënë Thaçi.

Ai ka thënë se pika tjetër është mobilizimi i tërësishëm i FSK-së.

Related posts