970×90
970×90

Thaçi përforcohet me dy avokatë, njëri prej tyre ishte prokuror kundër Millosheviqit

Thaçi përforcohet me dy avokatë, njëri prej tyre ishte prokuror kundër Millosheviqit

Ekipi mbrojtës i Hashim Thaçit në Dhomat e Specializuara të Hagës, është përforcuar me dy avokatë.

Fjala është për: Albert Moskowitz dhe Peter Mccloskey.

Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të Gjykatës Speciale.

Peter Mccloskey ishte prokuror në Zyrën e Prokurorit të Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavi, raporton gazeta Nacionale.

Peter McCloskey ka qenë i përfshirë nga afër në ndjekjen penale të njëzet individëve të paditur nga Tribunali për krimet e kryera në Srebrenicë, duke përfshirë presidentin më të shquar serb Slobodan Millosheviç, Radovan Karaxhiç dhe gjeneralin Ratko Mlladiç.

Related posts