
Bisedimet Kosovë-Serbi me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian vazhdojnë të enjten në Bruksel. Ky është takimi i katërt i fazës finale për arritjen e marrëveshjes mes dy vendeve.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një intervistë për KosovaPress e konfirmon takimin dhe shpjegon se çfarë pret nga ky takim.
Si gjithmonë, e quan takim të vështirë, e duke folur për presidentin serb, Aleksander Vuçiq ai thotë se më me dëshirë do të dialogonte më një dreq sesa me të.
Ka bërë thirrje te i gjithë spektri politik në Kosovë për një vetëdije më të lartë shtetërore për një vendimmarrje më të shpejt për përfaqësim politik me bazë më të gjerë politike. Thotë se SHBA-ja dhe BE-ja janë në mbështetje të këtij procesi.
Thaçi thotë se më me dëshirë do të dialogonte me një dreq sesa me Vuçiqin.
“Pres që do të jetë një takim i vështirë, i rëndë, sepse homolugu im nga Serbia është një bashkëbisedues i vështirë, i komplikuar e ne të njëjtën kohë edhe i ngarkuar. Mund të them se dëshirën më të madhe do të isha uluar me një dreq në tavolinë për të biseduar, sesa më Aleksander Vuçiqin, sepse ai me tërë potencialin e tij, tërë arsenalin shtetëror të Serbisë, po punon për shpërbërjen e e Kosovës si shtet por edhe dëmtimin e institucioneve të Kosovës. Natyrisht që unë do e përballojë, por nuk është e mjaftueshme përballimi i Serbisë, është me rëndësi që i gjithë spektri politik të kyçet në këtë proces, të nxirret sa më shpejt ajo platformë e Kuvendit të Kosovës, të bëhet ekipa e përbashkët e Kosovës, të jemi të gjithë së bashku ën tavolinë dhe të fitojmë këtë proces”, thotë ai.
“Një marrëveshje kjo e përgjithshme, që nënkupton njohje reciproke, marrëveshje me obligim ligjor në rrafshin ndërkombëtar. Shpresoj se ky proces do të përmbyllet me marrëveshje e cila nënkupton definitivisht njohjen reciproke dhe mundësinë e anëtarësimit të Kosovës në OKB, që do të hapet mundësia e njohjes së Kosovës nga 5 vendet e BE-së dhe hapja e sigurt e perspektivës evropiane edhe për Kosovën edhe për Serbinë”, thotë ai.