970×90
970×90
970×90
970×90

Thaçi: Nuk do të ketë as ndarje dhe as shkëmbim territoresh

Thaçi: Nuk do të ketë as ndarje dhe as shkëmbim territoresh

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se institucionet nuk do të lejojë cenimin kushtetues dhe ligjor të vendit tonë.

“Institucionet e Kosovës do ta ruajnë dhe respektojnë në tërësi Kushtetutën e Kosovës”, ka thënë Thaçi në një konferencë për medie.

Thaçi ka ripërsëritur qëndrimin e tij se nuk do të ketë as ndarje, as autonomi dhe as shkëmbim të territoreve me Serbinë.

Në këtë kontekst, Thaçi ka thënë se janë duke punuar që Lugina e Preshevës t’i bashkohet Kosovës.

“Nuk do të ketë as ndarje, as autonomi dhe as shkëmbim të territoreve, por jemi duke punuar që Lugina e Preshevës t’i bashkohet Kosovës”, ka thënë Thaçi.

Related posts