Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka ngushëlluar familjen e Kryeministrit Ramush Haradinaj, me rastin e vdekjes së babait të tyre Hilmiut.
Thaçi, përmes një postimi në Facebook, ka theksuar se Hilmi Haradinaj përballoi shumë sfida por që ishte burrë i matur dhe atdhetar i devotshëm.
Postimi i plotë i Thaçit:
”Me dhimbje të madhe mora lajmin për ndarjen nga jeta të bacës Hilmi. Ishte një burrë i urtë, i matur dhe atdhetar i devotshëm, që Kosovës i dha shumë. Baca Hilmi përballoi shumë sfida në jetë. Ngushëllimet më të sinqerta kryeministrit Haradinaj, familjarëve dhe gjithë miqve të tyre. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të. HTH”, ka shkruar Thaçi.