970×90
970×90
970×90
970×90

Thaçi nga Vjena: Njohja reciproke me Serbinë, fitorja më e madhe e dy vendeve (Video)

Thaçi nga Vjena: Njohja reciproke me Serbinë, fitorja më e madhe e dy vendeve (Video)

Presidenti Hashim Thaçi ka deklaruar sot në Vjenë se askush nuk kërkon cenimin territorial dhe integritetit të vendit tonë dhe se njohja reciproke është fitorja më e madhe për Kosovën dhe Serbinë në rrugën e tyre drejt integrimeve evropiane.

Këto komente Presidenti i bëri pas takimit që kishte me kancelarin austriak Sebastian Kurtz, me të cilin ka biseduar për mbështetjen e Austrisë për anëtarësimin e Kosovës në Interpol dhe integrimet evropiane.

Thaçi ka përkujtuar se Austria tradicionalisht është mbështetëse e fuqishme e Kosovës në procesin e shtetbërjes dhe prej vendeve të para që ka njohur vendin tonë dhe sot është mbështetëse e konsolidimit të Kosovës dhe forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar.

“Diskutuam me kancelarin Kurtz për mbështetjen që Austria do t’i jep Kosovës për anëtarësim në Interpol, por edhe për një mbështetje më të fuqishme të Austrisë si zë me influencë në familjen evropiane… Kjo mbështetje do të ndodhë pasi që Kosova ka implementuar 95 kriteret e nevojshme dhe të kërkuara nga Komisioni Evropian që kanë të qenë e ndjeshme, jashtëzakonisht si çështja e demarkacionit me Malin e Zi, por edhe tash është inkurajuese qëndrimi i BE-së për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar që po tregojnë institucionet e Republikës së Kosovës”, ka thënë Thaçi.

Ai ka përkujtuar se nga 1 korriku Austria merr rolin e presidencës së BE-së dhe dialogu që do të vazhdojë në fund të qershorit apo në fillim të korrikut do të ketë rol të rëndësishëm mbështetës edhe nga Austria.

“Vetëm një zë unik evropian, ku një rol të rëndësishëm do ta ketë Austria gjatë periudhës gjashtëmujore, korrik deri në janar të vitit të ardhshëm dhe ishte një zotim i fuqishëm edhe i kancelarit se do të mbështesë këtë proces”, ka thënë Thaçi.

Ai e ka pranuar se procesi i dialogut me Serbinë nuk do të jetë i lehtë, ndërsa ka shprehur besimin se do të jetë i suksesshëm.

“Ky proces nuk do të jetë fare i lehtë, por shpresoj se do të jetë i arritshëm, e në të njëjtën kohë do të jetë win-win edhe për Kosovën, edhe për Serbinë. Kur flas ‘win-win’, flas në kuptimin e asaj se dy vendet tona do të jenë pjesë e BE-së, ndërsa në fund të këtij procesi do të ndodhë njohja reciproke dhe anëtarësimi i Kosovës në të gjitha organizatat ndërkombëtare”, është shprehur ai.

Dialogu me negociatat me Serbinë, sipas kreut të vendit, duhet të vazhdojë në qartësimin e asaj se si të realizohen objektivat dhe se duhet të bashkohen energjitë e reja për sukses të plotë.

“Askush prej nesh nuk kërkon për të cenuar sovranitetin, integritetin territorial, por kërkon që të jemi fleksibil, të jemi kreativ, të gjejmë kompromise sa më të rëndësishme me tërë standardet dhe kriteret evropiane. Andaj njohja reciproke, është fitorja më e madhe e të dyja vendeve”, ka thënë presidenti Thaçi.

Duke folur rreth liberalizimit të vizave, presidenti Thaçi nuk ka përmendur ndonjë datë të saktë se kur mund të ndodhë kjo, por tha se Kosova ka implementuar të gjitha kriteret e kërkuara dhe se nuk ka asnjë arsye të mos ndodhë rekomandimi pozitiv.

Related posts