Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka mbajtur të premten një konferencë për medie, ku ka folur rreth rëndësisë së pjesëmarrjes së Kosovës në Samitin e Sofjes.
Thaçi ka thënë se në këtë samit Kosova është përfaqësuar dinjitetshëm.
“Ky samit ka pasur të veçantën e vet, sepse Kosova për herë të parë në historinë e saj ka marr pjesë në një samti të tillë. Prandaj, pjesëmarrja e Kosovës është historike. Është hera e parë që Kosova merr pjesë në këtë nivel si shtetet i barabartë me të gjitha shtetet tjera të Ballkanit Perëndimor. Ka qenë një fitore diplomatike për Kosovën dhe për gjitha shtetet anëtare të BE-së që e njohin Kosovën”, ka thënë Thaçi.
Më tutje, presidenti Thaçi ka folur edhe për procesin e liberalizimit të vizave. Ai ka theksuar se në pjesën e dytë të muajit qershor pritet të merret vendimi për liberalizimin e vizave.
“Pres që gjatë pjesës së dytë të qershorit të kemi deklarimin e BE-së dhe pastaj qytetarët e Kosovës të lëvizin lirshëm”, është shprehur Thaçi.
Në këtë konferencë Thaçi ka folur edhe për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.