Në Budvë të Malit të Zi po mbahet Furumi i Sigurisë, i organizuar nga Këshillit Atlantik dhe Qeveria e Malit të Zi, e ku po marrin pjesë përfaqësues të aleancës perëndimore dhe partnerët e tyre të rajonit të Ballkanit, duke përfshirë edhe Kosovën.
Në këtë takim, Kosova po përfaqësohet nga presidenti Hashim Thaçi, i cili ka bërë të ditur për këtë edhe përmes një njoftimi në Facebook, ku ka postuar edhe një video të momentit të arritjes në këtë takim.
“Sapo arrita në Budvë, ku do të jem pjesëmarrës në Forumin e Sigurisë „То be Secure“ (2BS), organizuar nga Këshilli Atlantik dhe Qeveria e Malit të Zi. Bashkë me presidentin malazez, Milo Gjukanoviç, përfaqësues amerikanë, kanadezë dhe të shteteve tjera të BE-së, do të flasim për perspektivën euroatlantike të shteteve të Ballkanit Perëndimor”.
“Mali i Zi, si anëtar i ri i NATO-s, ka bërë një progres në integrimet evropiane dhe shërben si një frymëzim për tërë rajonin”. /gazetametro.net