
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi derisa po qëndron në SHBA ka vizituar edhe selinë e kompanisë ‘Boeing’.
Ai këtë e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në rrjetin social ‘Facebook’ ku është shprehur se misioni dhe mandati i ri i FSK-së është bërë në koordinim të plotë dhe të ngushtë me SHBA-në
Ai gjithashtu ka treguar se edhe armët e ushtarëve të Kosovës do të jenë amerikane e gjithashtu në “Boeing” ka takuar miq të Kosovës që kanë punuar dhe shërbyer në Kosovë.
Ky është postimi i tij i plotë:
Misioni dhe mandati i ri i FSK-së është bërë në koordinim të plotë dhe të ngushtë me SHBA-në. Edhe teknologjia e pajisjet që do t’i përdorin ushtarët e Kosovës do të jenë amerikane. Në selinë e kompanisë lidere në botë “Boeing”, sot pash të arriturat e saj dhe kërkuam mundësi për bashkëpunim në zhvillimin e FSK-së dhe rritjen e kapaciteteve të përgjithshme mbrojtëse të Kosovës. Edhe në “Boeing” takova miq të Kosovës, që kanë punuar e shërbyer në vendin tonë. HTH. /Lajmi.net/

