970×90
970×90
970×90
970×90

THAÇI KUJTON 19-VJETORIN E NDËRHYRJES SË NATO-S NË KOSOVË

THAÇI KUJTON 19-VJETORIN E NDËRHYRJES SË NATO-S NË KOSOVË

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kujtuar sot 19 vjetorin e fillimit të sulmeve ajrore të NATO-s kundër forcave ushtarake serbe. Thotë se ndërhyrja e NATO-s kishte mbetur alternativë e vetme për t’i dhënë fund vuajtjeve të popullit tonë.

“Sot u bënë 19 vjet nga fillimi i sulmeve ajrore të NATO-s kundër forcave ushtarake e policore serbe. Pasi përpjekjet diplomatike ndërkombëtare nuk e ndalën agresionin e regjimit të Millosheviqit në Kosovë, ndërhyrja e NATO-s kishte mbetur alternativë e vetme për t’i dhënë fund vuajtjeve të popullit tonë” ka shkruar presidenti.

Ai shprehet përjetësisht mirënjohës ndaj SHBA-së, shteteve të BE-së dhe Aleancës së NATO-s, që siç thekson ai, me intervenimin e tyre hapën kapitullin e çlirimit të Kosovës.

“Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar për forcimin e paqes, sigurisë dhe për një të ardhme në fqinjësi të mirë në tërë rajonin”, përfundon ai.

Related posts